Në vitin 1962 poeti, skenaristi, aktori dhe regjisori francez Jean Cocteau dërgoi një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Teatrit - 27 marsit. Iniciativa për të caktuar një ditë të veçantë kushtuar një prej arteve më të lashta, të përhapura në të gjitha kulturat në mbarë botën, është Instituti Ndërkombëtar i Teatrit. Dhe mesazhi nga rrethet teatrore vjen çdo vit, i shprehur nga një prej artistëve me famë botërore.
Arti teatror e ka gjuhën e tij universale, krijon një lidhje të drejtpërdrejtë me shikuesin dhe pa dyshim ndikon në jetën e njeriut modern.
Fillimi i artit teatror në vendin tonë lidhet me emrin e mësuesit të Rilindjes, dramaturgut, figurës publike dhe gazetarit Dobri Vojnikov (1833 - 1878). Ai është gjithashtu regjisori dhe autori i parë bullgar i pjesëve teatrore. Ajo më e njohur e vënë në skenë është "Qytetërimi i keqkuptuar" i vitit 1871.
Teatri i parë profesional në Bullgari u krijua në vitin 1881 në Plovdiv. Dy francezë, Bossy dhe Brune, e kthyen një shtëpi të bukur të vjetër në hotel. Për të konkurruar me dy hotele të tjera në qytet, ata vendosën të ndërtonin një godinë të re në oborrin e tyre posaçërisht për shfaqje teatrale. Kështu u shfaq salla e parë e teatrit në vendin tonë - Teatri Ndërkombëtar "Luksemburgu", pothuajse 20 vjet pas shfaqjeve të para teatrale në Bullgari.
Në Ditën Botërore të Teatrit për të 48-ën herë do të jepen çmimet vjetore të Bashkimit të Artistëve në Bullgari. Çmimet Kombëtare të Arteve Skenike IKAR e vënë theksin tek arritjet e artistëve bullgarë në 22 kategori. Bashkimi Artistëve në Bullgari njoftoi paraprakisht se do të ketë tre fitues të çmimeve speciale IKAR 2022. Për nder dhe dinjitet çmimi i jepet aktorit Simeon Aleksiev, për kontribut të jashtëzakonshëm në muzikë do të dekorohet këngëtarja Mimi Nikollova, regjisori Asen Shopov do të marrë çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në Teatrin bullgar.
Arti është i përjetshëm dhe teatri, pavarësisht rendit shoqëror, ka gjithmonë audiencën e tij entuziaste – ky është mesazhi i një ekspozite kushtuar skenografisë së viteve 60-80 të shekullit të kaluar. Ajo do të hapet më 28 mars në galerinë e Institutit Bullgar të Kulturës në Berlin. Nëpërmjet pamjeve dokumentare, ekspozita do ta kthejë publikun në jetën teatrale nga koha kur arti ishte i kufizuar nga ideologjia shtetërore dhe propaganda në Bullgari.Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..