Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përshëndeti kontributin e Bullgarisë në Pakt

Jens Stoltenberg
Foto: nato.int

Ne do të mbrojmë Bullgarinë dhe çdo pëllëmbë të territorit të çdo një vendi aleat. Një për të gjithë dhe të gjithë për një, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Në një video fjalim drejtuar kryetarit të Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Nikolla Minçev, deputetëve dhe Kryeministrit Kirill Petkov, ai i uroi bullgarët me rastin e 18 vjetorit të anëtarësimit në Aleancë.

Stoltenberg falënderoi për kontributin e Bullgarisë në sigurinë e përbashkët, veçanërisht në Detin e Zi, i cili ka një rëndësi të madhe strategjike. Kjo është edhe më domethënëse në këtë moment vendimtar të luftës në Ukrainë. Aleatët e dënojnë luftën dhe i bëjnë thirrje Presidentit Putin që ta përfundojë atë menjëherë, të tërheqë të gjitha trupat dhe t'i drejtohet diplomacisë, tha Stoltenberg.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 shkurtin 2025

Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..

botuar më 25-02-27 7.35.MD

Bullgaria është e para në BE për sa i përket përqindjes së njerëzve me paga të ulëta

14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..

botuar më 25-02-27 5.46.MD
Rosica Mateva

Nuk do të rinumërojnë fletët e zgjedhjeve të fundit

Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi dje Gjykata Kushtetuese urdhëroi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për shkak të..

botuar më 25-02-27 3.19.MD