839 janë rastet e reja të koronavirusit në vend në 24 orët e fundit. 63.5 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina. 7.5 për qind janë mostrat pozitive nga 11 209 testet e kryera, tregojnë të dhënat e portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv ulet me 1347 deri në 172 222. Në spitale u pranuan 154 të infektuar. ¾ prej tyre nuk janë të imunizuar kundër Covid-19. Pacientët e shtruar në spitale ulen me 157 deri në 1461. Në repartet intensive trajtohen 174 të infektuar.
Në 24 orët e fundit vdiqën 28 veta me Covid të konfirmuar. 27 prej tyre nuk kishin vaksina kundër koronavirusit. U shëruan 2158 veta.
Të martën u dhanë 1535 vaksina. 2 051 389 persona realizuan një kurs imunizimi.
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..