Komisioni Evropian shpalli 21 finalistët në edicionin e gjashtë të Çmimeve Evropiane “Natyra 2000”. Finalistët janë nga 13 vende. Fituesit do të zgjidhen ndër finalistët të cilët më 18 maj do të marrin mbështetjen më të madhe nga vota e publikut. Finalistët do të vlerësohen gjithashtu nga një juri ekspertësh në kategoritë – “Mbrojtja e tokës”, “Mbrojtja e detit”, “Komunikimi”, “Përfitimet socio-ekonomike” dhe “Bashkëpunimi ndërkufitar”.
Votimi është online deri më 27 prill në adresë: https://ec.europa.eu/environment/natura-2000-award/current-edition_en
Ndër propozimet bullgare janë Parku Natyror “Persina” me një projekt të ruajtjes së pelikanit, Iniciativa për Zhvillimin e Popullsisë së Shkabave të Grifonit dhe Shkabave të Zeza në Rodopet Lindore dhe nisma e komunikimit “Horizontet e Reja”.
Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..
Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..
Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..