Presidenti Rumen Radev diskutoi me Ministrin e Ekonomisë, Arsimit dhe Studimeve Shkencore të Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, perspektivat për vazhdimin e Programit të Bashkëpunimit Bullgaro-Zviceran. Falë tij, vendi ynë merr mbështetje eksperte dhe financiare në nxitjen e rritjes ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të punës, stabilitetin social, sigurinë publike, mbrojtjen e mjedisit, sundimin e ligjit dhe forcimin e shoqërisë civile.
Presidenti Radev theksoi si veçanërisht të rëndësishme sukseset në fushën e trajnimit profesional. Sipas kreut të shtetit, trajnimi profesional kontribuon për uljen e papunësisë tek të rinjtë dhe promovimin e shumë kompanive të vogla dhe të mesme në fusha të ndryshme.
Në takim Radev dhe Guy Parmelin konstatuan trendin pozitiv të rritjes së shkëmbimeve ekonomike ndërmjet Bullgarisë dhe Zvicrës, si dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë kryesor strategjik dhe aleat në NATO, me të cilët do të vazhdojmë të punojmë për të arritur qëllime të përbashkëta - sigurinë energjetike, aftësitë mbrojtëse dhe investimet. Këtë e deklaroi ministri i jashtëm..
Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°. Në Sofje do të jetë rreth 2°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell në vend. Do të fryjë erë..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan projektet strategjike në energjinë bërthamore si një garantues kyç i sigurisë afatgjatë të energjisë së..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 7 gradë. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell,..
25% e punëtorëve janë pa kontratë pune, lufta kundër ekonomisë informale duhet të jetë një përparësi kryesore për shtetin. Këtë e deklaroi ministri i..
Rusia mbetet faktori kryesor destabilizues për sigurinë ndërkombëtare, thekson raporti i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake për vitin 2024, njoftoi..