Zyrtarët e OKB-së kanë bërë thirrje për një hetim për dhunë ndaj grave dhe mbrojtjen e fëmijëve në vend, raportoi AFP.
Në mbledhjen e radhës të organizatës ditën e djeshme, të mbledhur me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Drejtoresha Ekzekutive e agjencisë “OKB Gra” Sima Bahous theksoi se lufta duhet të përfundojë menjëherë. Rusia ka hedhur poshtë edhe një herë akuzat e ngritura kundër saj nga anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurimit dhe bëri thirrje për respektimin e "prezumimit të pafajësisë". Zëvendës Përfaqësuesi i Përhershëm rus në OKB Dmitri Poljanski siguroi se qëllimi i "operacionit special ushtarak" të Rusisë është "të shpëtojë të ardhmen e Ukrainës". Në Këshillin e Sigurimit, Rusia ka të drejtën e vetos dhe mund të mos lejojë asnjë hetim apo sanksion kundër vetes. Nga ana tjetër, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, nga i cili Rusia u përjashtua të enjten me një vendim të Asamblesë së Përgjithshme të organizatës, ka fuqinë për të nisur hetime, vëren AFP.
Ndërkohë, Britania po verifikon njoftimet e mbrëmshme për një sulm kimik në Mariupol dhe një zyrtar i qeverisë lokale tha se nuk mund të konfirmojë njoftimin e Azovit për një sulm kimik. Beteja për portin vazhdon edhe sot, ku ndodhen marinarët bullgarë të anijes “Carevna”.Hyrja në eurozonë - ku ndodhen 20 ekonomi të mëdha të Evropës - ka pasoja për 10, 20, 30 vitet e ardhshme, tha kryeministri Rosen Zheljazkov për BNT, cituar nga BTA.Sipas tij, përfitimet afatgjata janë një vlerësim më i lartë i kreditit, më shumë..
Mëngjesin e së enjtes do të jetë kryesisht me diell, pastaj do të përhapen re të shiut. Vende-vende kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe rreth rajonit qendror të malit Stara Pllanina do të ketë reshje afatshkurtra. Në Bullgarinë Veriperëndimore..
"Sot, KE dhe BQE deklaruan kategorikisht se Bullgaria i plotëson kriteret për anëtarësim në eurozonë. Kjo është një arsye për krenari për shoqërinë bullgare, e cila në fund të viteve 90-të nisi rrugën për të qenë pjesë e bashkimit të vendeve të..
Gjatë natës , reshjet do të ndalen dhe retë do të shpërndahen dhe do të pakësohen. Në orët e mëngjesit, do të formohet mjegull afatshkurtër në fushat..
Byreku më i gjatë i mbushur me llokum trëndafili do të përgatitet në Kazanllëk. Ngjarja tradicionale e quajtur "Buka e Bullgarit" është pjesë e..
Bashkia e kryeqytetit krijon një ekip rinor vullnetar për reagim të shpejtë “SOfia HELPers”. Iniciativa për krijimin e grupeve rinore, të gatshme të..