Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjysma e familjeve bullgare nuk kanë makinë dhe kompjuter

Foto: arkiv

Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë në vitin 2021, 90.8% e familjeve jetojnë në shtëpitë e tyre. Me qira banojnë 3.7% prej bullgarëve. 8% kanë një shtëpi të dytë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. 92.2% e familjeve jetojnë në shtëpi të ndërtuara para vitit 1990. 65.2% kanë apartamente me dy ose tri dhoma. 70.4% e banesave janë përqendruar në qytete. 23.4% e familjeve kanë garazhe.

82.5% e familjeve kanë energji elektrike, ujë, kanalizim, banjë dhe tualet të brendshëm. 44.7% e banesave në fshatra kanë kanalizim qendror, në qytete - 97.9%. 81.8% e familjeve në fshatra dhe 97.9% në qytete kanë një tualet të brendshëm. 56.2% e familjeve posedojnë vetura. 55.2% e familjeve kanë kompjuter dhe 67.4% kanë internet në shtëpi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..

botuar më 24-06-22 9.10.PD
Bashkautore e një prej 16 artikujve me pjesëmarrjen e INSAIT është nxënësja e klasës së njëmbëdhjetë Reni Paskaleva

Instituti bullgar INSAIT del përpara Kembrixhit në një forum historik të inteligjencës artificiale

Instituti i Universitetit të Sofjes për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë (INSAIT) ka më shumë punime në Computer Vision and Pattern Recognition Conference (CVPR’24) sesa universitetet më të njohura perëndimore...

botuar më 24-06-21 5.22.MD

Milen Mitev, Drejtori i Përgjithshëm i BNR: Auditori ynë duhet të dijë për bullgarët në mbarë botën

Te data e sotme, është e vështirë të thuhet se shteti ka një strategji të qëndrueshme dhe të qëllimshme për bullgarët në mbarë botën dhe ruajtjen e njohurive për fisin dhe gjuhën bullgare. Përkundrazi, secila prej mediave bën atë që mundet dhe atë që..

botuar më 24-06-20 5.17.MD