Nën patronazhin e Zonjës së Parë të Ukrainës, Olena Zelenska, filloi një iniciativë bullgaro-ukrainase e titulluar “Dhuro libër për një fëmijë ukrainas”. “Ne duam që fëmijët që janë larg shtëpisë të lexojnë në gjuhën e tyre amtare”, tha për BNR Desisllava Aleksieva, kryetare e Fondacionit “Librat dhe Fëmijët”. Fondacioni ka shpërndarë tashmë 2500 libra për fëmijët ukrainas dhe planifikon të shtypë 17 000 të tjerë të siguruar nga botues ukrainas. Librat do t’u dhurohen fëmijëve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv dhe qytete të tjera, si dhe për bibliotekat rajonale për të krijuar rafte librash në ukrainas. Sipas të dhënave zyrtare, në Bullgari ka mbi 25 000 fëmijë ukrainas.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të kryejë rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve që iu caktua nga Gjykata Kushtetuese (KQ). Kjo do të sqarojë nëse do të ketë ndryshim në ndarjen e mandateve në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor...
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës vranësirat do të shtohen. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në..
Bullgaria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme për perspektivën evropiane të Malit të Zi, siguroi presidenti Rumen Radev homologun e tij malazez Jakov Milatoviq, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai theksoi se..
Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të kryejë rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve që iu caktua nga Gjykata Kushtetuese (KQ). Kjo do të sqarojë..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi t'i dorëzojë "Shërbimit Informativ" protokollet zgjedhore në letër të siguruara nga Gjykata Kushtetuese, si..