Formacioni bashkëqeverisës “Bullgaria Demokratike” i drejtoi kritika kryetarit të parlamentit se komisioni për politikën e jashtme vonon kërkesën e paraqitur për ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Partia bashkëqeverisëse “Ka një popull të tillë” kërkoi që parlamenti, presidenti dhe qeveria të dalin me një qëndrim të përbashkët për rastin.
Partia opozitare “Vëzrazhdane” tha se Bullgaria eksporton një sasi të madhe armësh në Ukrainë përmes ndërmjetësve. “Një aeroplan ukrainas AN-12 do të niset sërish nga aeroporti i Varnës për në Poloni. Përpara “Dunarit” ka një kolonë kamionësh ukrainas. Sasi të mëdha armësh ngarkohen edhe nga “Arsenal”. Ata po dërgohen në Poloni nga ku rishpërndahen për në Ukrainë”, tha kreu i partisë Kostadin Kostadinov.
Ditën e mërkurë temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në Sofje rreth 15 gradë. Paraditja do të jetë me mot kryesisht të kthjellët. Pas mesditës pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, por reshje të dobëta..
Me mbështetje elektorale prej 24.5%, GERB-SDS ruan epërsinë ndaj forcave të tjera politike. Kjo tregohet nga një sondazh përfaqësues në nivel kombëtar nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", i kryer në periudhën 28maj - 4..
Fizika dhe shkenca janë motorët e progresit njerëzor dhe ngjarje të tilla janë një burim krenarie për Bullgarinë. Me këto fjalë, Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev uroi pjesëmarrësit në Olimpiadën e nëntë Evropiane të Fizikës. Vendi ynë priti për herë..
Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen..
Pas përpjekjeve intensive dhe të pandërprera të Ambasadës bullgare në Teheran, dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga territori i Republikës..
Evakuimi i qytetarëve bullgarë dhe të huaj nga Izraeli u planifikua me kujdes nga diplomatët tanë në Sofje dhe ata në terren, njoftoi Kryeministri Rosen..