Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 22 dhe 23 prillin

E Premtja e Madhe do të jetë me temperatura pranverore, vranësira dhe reshje lokale

Foto: arkiv

Të Premten temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje rreth 5. Gjatë ditës vranësira në të gjithë vendin do të jetë e konsiderueshme. Në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 24 gradë, në kryeqytet do të lëvizin deri në 20 gradë.

Në male do të ketë vranësira të konsiderueshme. Era do të intensifikohet, ndërsa në pjesët më të larta do të jetë me stuhi. Temperaturat do të rriten më tej dhe maksimumi në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 14°, në 2000 m rreth 7°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë vranësira, por në disa vende do të ketë reshje shiu. Temperatura maksimale e ajrit do të jetë 11-12 gradë. Temperatura e ujit të detit - 8-10 °. Vala e detit do të jetë 2 ballë.

Të Shtunën e Madhe temperaturat do të jenë të pandryshuara, por priten më shumë reshje.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i energjisë Zheço Stankov ftoi biznesin amerikan të investojë në energjinë bullgare

Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..

botuar më 25-02-12 5.59.MD

Qeveria miratoi një plan dhe itinerar për përfundimin e autostradës “Struma” deri në vitin 2031

Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...

botuar më 25-02-12 2.15.MD

“Booking” do të ndihmojë në kontrollet e sektorit gri në akomodimin turistik

Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..

botuar më 25-02-12 12.03.MD