Shtabi i një brigade shumëkombëshe nën komandën bullgare në territorin tonë do të krijohet në përgjigje të kërcënimeve të sigurisë, tha shefi i mbrojtjes Adm. Emill Eftimov, i cili së bashku me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Adm. Rob Bauer në poligonin “Novo Sello” vëzhgoi demonstratat e aftësive për të rritur vigjilencën dhe potencialin e mbrojtjes në krahun juglindor të Aleancës. Disa vende deklaruan tashmë synimin e tyre për të marrë pjesë në brigadën shumëkombëshe, duke përfshirë Italinë si një shtet të mundshëm kornizë për krijimin e saj. Adm. Eftimov tha gjithashtu se ai përshëndet vendimet për të përshtatur aftësitë mbrojtëse të NATO-së në krahun lindor në kontekstin e luftës në Ukrainë. “Për 18 vitet e fundit, Bullgaria është një aleat i vendosur dhe i përkushtuar që kontribuon në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”," tha Adm. Rob Bauer.
Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë mëngjes në të gjitha linjat e autobusëve, trolejbusëve dhe tramvajeve. Vetëm metroja..
Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do të ndihmojë zhvillimin e saj ekonomik. Sipas komisionerit evropian për çështjet ekonomike Valldis Dombrovskis, i cituar nga BNT, është koha që vendi të përfitojë nga të gjitha përfitimet që lidhen me..
Gjatë natës , do të ketë reshje në zona të caktuara në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, më intensive rreth dhe pas mesnatës në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe përgjatë kreshtave perëndimore të malit Stara Pllanina. Do të ketë edhe..
Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit..
Grupi parlamentar i "Vëzrazhdane", i përfaqësuar nga Kostadin Kostadinov, akuzoi Kryetaren e Parlamentit Natalija Kisellova për "pezullim" të..
Protesta e punonjësve në transportin publik të kryeqytetit, i cili e ka bllokuar kryeqytetin që nga mëngjesi, po vazhdon, tha për Radio Sofjen kryetari i..