Partia Socialiste Bullgare /BSP/ nuk do të dërgojë përfaqësues në delegacionin e Kryeministrit Kirill Petkov, i cili nesër do të vizitojë Kievin, ka vendosur Byroja Ekzekutive e BSP-së. Udhëheqja e partisë e arsyetoi qëndrimin e saj me faktin se ka informacion të mjaftueshëm për situatën në Ukrainë dhe pasojat e luftës. BSP përsëriti kundërshtimin e saj ndaj dërgimit të ndihmës ushtarake "të tilla si municione dhe armë vdekjeprurëse", por përkrahu sigurimin e pajisjeve mbrojtëse, ushqimit, ilaçeve dhe furnizimeve mjekësore. "Ne presim që vendimi për mbështetjen e plotë për Ukrainën të merret në Sofje pas konsultimeve midis partnerëve të koalicionit, duke е mbyllur në këtë mënyrë çështjen dhe qeveria të përqendrohet në kapërcimin e çështjeve të tjera prioritare si inflacioni, të ardhurat, rritja ekonomike, politika sociale," thuhet në pozitën e BSP-së.
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..