Monopolisti rus Gazprom Eksport njoftoi se pezullon furnizimin me gaz natyror për në Bullgari nga 27 prilli. Pala bullgare ka përmbushur plotësisht detyrimet e saj dhe ka bërë të gjitha pagesat e kërkuara në kuadrin e marrëveshjes, bëri të ditur Bulgargaz. Kompania beson se skema e propozuar e pagesës rrezikon dhënien e parave kundrejt mungesës së furnizimeve nga pala ruse.
Nuk ka arsye për t'u shqetësuar, komentoi për BNR shefja e kabinetit të Kirill Petkovit - Lena Borisllavova. Qeveria bullgare prej muajsh është gati për një skenar të tillë dhe nuk do të vendosë kufizime për konsumatorët. "Ka furnizime alternative të siguruara dhe nuk ka arsye për panik," siguroi Borisllavova.Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..