Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të ndërtojnë një uzinë për makina të blinduara në Burgas

Foto: interarmored.com

Prodhuesi kryesor i automjeteve të blinduara në mbarë botën - International Armoured Group (IAG), fillon përgatitjet për ndërtimin e një uzine bullgare në Burgas. Ky është hapi i radhës në strategjinë e kompanisë për të investuar drejtpërdrejt në industrinë ushtarake në Bullgari, pasi në vitin 2021 ajo zgjodhi një poligon vendas për testimin të detyrueshëm të cilësisë sipas standardeve të NATO-s. Themeluesi dhe pronari i IAG është emigranti bullgar Dr. Anton Stefov.

Impianti do të vendoset në Zonën Industriale - Burgas. Është lidhur një kontratë paraprake për blerjen e 150 mijë metrave katrorë. Ndërtimi do të nisë në fund të vitit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 korrikun

Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës dhe pasdite do të mbajë vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Temperaturat..

botuar më 24-07-01 7.40.MD
Kirill Petkov

Nuk ka perspektivë për formimin e një kabineti

Pak para dorëzimit të mandatit, PP-DB konfirmoi sërish se refuzon mbështetjen. Në Facebook, bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov vuri në dukje se koalicioni nuk do të mbështesë një qeveri GERB-DPS për të cilën ëndërron Peevski, sepse “reformat e..

botuar më 24-07-01 7.01.MD

Qytetarët nënshkruan një peticion kundër ndërtimit të një depoje të mbetjeve bërthamore

Në Montana, nisën një peticion kundër ndërtimit të një depoje për mbetjet bërthamore. Sipas informacioneve, planifikohet të ruhen mbetje bërthamore të nivelit të lartë nga Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” në fshatin Sumer. Petër Pençev nga..

botuar më 24-07-01 6.09.MD