Në tremujorin e parë të këtij viti, 10 persona humbën jetën në aksidente në punë dhe aksidentet në punë janë gjithsej 600. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore. Ata u prezantuan nga sindikata më e madhe bullgare Konfederata e Sindikatave të Pavarura në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të të Vdekurve në Aksidente në Punë.
Vitin e kaluar, aksidentet në punë ishin afro 2400 dhe në ta vdiqën 68 persona. Tradicionalisht, sektorët me më shumë aksidente në punë janë ndërtimi, transporti dhe tregtia, tha presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura Pllamen Dimitrov. “Çdo pesë ditë një punëtor bullgar vdes në vendin e punës”, shtoi ai.
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..