Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se po punohet për të devijuar gazin natyror direkt për në Bullgari dhe Poloni në përgjigje të pezullimit të furnizimeve ruse. “Ne nuk do ta lejojmë Rusinë të shmangë sanksionet me anë të frikësimit apo zhvatjes. Ne nuk do t'i lejojmë ata të përdorin naftën dhe gazin e tyre për të shmangur pasojat e agresionit të tyre”, sqaroi Biden cituar nga Reuters.
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një buxhet prej 33 miliardë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën, duke sanksionuar mundësinë e heqjes së aseteve të oligarkëve rusë në Shtetet e Bashkuara në favor të Kievit.
Bullgaria do të jetë një nga vendet e pakta që do të ftohet në programin e rindërtimit të Ukrainës pas luftës. Ftesa iu drejtua nga presidenti Volodimir Zelenski kryeministrit Kiril Petkov dhe është një shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e Bullgarisë, njoftoi Këshilli i Ministrave në Facebook.
Një marsh proteste në Sofje, i mbledhur në rrjetet sociale, bëri thirrje për dërgimin e armëve në Ukrainë dhe refuzimin e përdorimit të gazit rus, me të cilin Moska po financon agresionin kundër Ukrainës. Marshimi përfundoi tek Ura e Shqiponjave, ku për rreth 40 minuta protestuesit bllokuan udhëkryqin kryesor.Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur shtresat më të cenueshme. Ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë kontrollit..
Një sondazh i pavarur i Agjencisë Sociologjike "Mjara" tregon një qëndrim serioz restriktiv, madje edhe represiv të shoqërisë bullgare në lidhje me çështjet aktuale të arsimimit dhe edukimit shkollor. Ajo u mbajt në periudhën 29 - 31 janar 2025 mes..
Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi..