Partia Socialiste Bullgare (BSP) do të largohet nga koalicioni qeverisës nëse qeveria voton për ndihmën ushtarake për Ukrainën, tha zëvendëskryeministrja dhe ministre e ekonomisë Kornelija Ninova gjatë një vizite në fshatin Përvenec. Ajo nuk parashikon zgjedhje të parakohshme. Liderja e BSP prezantoi një nuancë të re në pozicionin e partisë sa i përket ofrimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Ninova nuk e angazhoi BSP-në për t’u larguar nga qeveria nëse vendimi për ndihmën ushtarake merret nga parlamenti.
Ajo përsëri mohoi se Bullgaria eksporton armë në Ukrainë. Në lidhje me riparimin e pajisjeve ushtarake ukrainase në fabrikat bullgare, të premtuar nga kryeministri Kirill Petkov gjatë takimeve të tij në Kiev, Ninova komentoi se në një këshill koalicioni të partisë në pushtet do të mësojë se për çfarë makinerish bëhet fjalë.Një milion automjete kaluan që nga fillimi i vitit në pikën kufitare greke Promahon, në kufirin me Bullgarinë (përballë pikës kufitare Kullata), deklaroi për televizionin shtetëror grek ERT kryetari i Bashkimit të Punonjësve të Policisë të prefekturës..
“Sot dorëzoj dorëheqjen time si deputet i Parlamentit bullgar. E bëj këtë me qetësi, i bindur se po veproj siç duhet”, shkroi në Facebook ish-bashkëkryetari i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Kirill Petkov, i cili javën e kaluar njoftoi dorëheqjen..
Fillon tenderi për projektimin dhe ndërtimin e Terminalit 3, hapësirës para-terminalit, qendrës së transportit dhe modernizimin e Terminalit ekzistues 2 të Aeroportit "Vasil Levski" – Sofje, njoftoi kompania operatore e aeroportit, SOF Connect. Ajo do..
Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe..
Asen Vasilev deklaroi në një konferencë për shtyp se ai mbetet kryetari i vetëm i partisë "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP). Pas një takimi të Këshillit..
“Sot dorëzoj dorëheqjen time si deputet i Parlamentit bullgar. E bëj këtë me qetësi, i bindur se po veproj siç duhet”, shkroi në Facebook..