Partia Socialiste Bullgare (BSP) do të largohet nga koalicioni qeverisës nëse qeveria voton për ndihmën ushtarake për Ukrainën, tha zëvendëskryeministrja dhe ministre e ekonomisë Kornelija Ninova gjatë një vizite në fshatin Përvenec. Ajo nuk parashikon zgjedhje të parakohshme. Liderja e BSP prezantoi një nuancë të re në pozicionin e partisë sa i përket ofrimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Ninova nuk e angazhoi BSP-në për t’u larguar nga qeveria nëse vendimi për ndihmën ushtarake merret nga parlamenti.
Ajo përsëri mohoi se Bullgaria eksporton armë në Ukrainë. Në lidhje me riparimin e pajisjeve ushtarake ukrainase në fabrikat bullgare, të premtuar nga kryeministri Kirill Petkov gjatë takimeve të tij në Kiev, Ninova komentoi se në një këshill koalicioni të partisë në pushtet do të mësojë se për çfarë makinerish bëhet fjalë.Përvjetori i intronizimit të Patrikut bullgar Daniill u përkujtua në Manastirin e Rilës . Qindra besimtarë, klerikë dhe përfaqësues zyrtarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit në këtë vend të shenjtë për të nderuar përvjetorin e ngjitjes..
Në fillim të korrjes, Zëvendës Ministri i Bujqësisë Janisllav Jançev parashikoi se pritet grurë me cilësi të mirë. Vendi mban pozicione të qëndrueshme si prodhues drithërash. Tregu vendas është i siguruar dhe ekziston edhe mundësia për eksport...
Presidentja e Zyrës së Patentave, inxh. Olja Dimitrova, deklaroi se Bullgaria ka një trashëgimi të pasur zanatesh, si qeramikë, gdhendje në dru, punime lëkure, bizhuterie etj. Ato kërkojnë jo vetëm shkathtësi dhe imagjinatë, por edhe një lidhje të thellë..
"Tango Classic" është emri i projektit më të ri dhe mahnitës të Filarmonisë së Plevenit, me virtuozët instrumentistë Vesko Eshkenazi (violinë) dhe..