Nëse në fazën e parë të luftës kërkoheshin mënyra për t’i dhënë fund armiqësive, tani vijimi i saj del në pah. Në një intervistë për BNR, Ljubomir Kjuçukov, Drejtor i Institutit të Ekonomisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, një ish-Zëvendës Ministër i Jashtëm, tha se aktualisht ka dy tendenca në qëndrimin e Evropës ndaj Rusisë. Të parën e përkrahin Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, vendet baltike, Polonia dhe Rumania, të cilat mbështeten në zgjidhjen ushtarake të konfliktit. Të dytën e përkrahin Gjermania dhe Franca, të cilat po kërkojnë një zgjidhje politike dhe synojnë të lënë një derë të hapur për dialogun e ardhshëm. Megjithatë, asnjë nga këto dy tendenca nuk është pro-ruse, komentoi Kjuçukov. Pas vizitës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin në Kiev dhe takimit të NATO-s në bazën “Rammstein” në Gjermani, qëllimi “paqe” u zëvendësua nga “lufta deri në fitore”, theksoi Ljubomir Kjuçukov, duke shtuar se presioni është aktualisht mbi partnerët aleatë për dhënien e ndihmës ushtarake për Ukrainën, jo mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës. Sipas ekspertit, mbytja e Rusisë në luftë do të thotë përmbytje edhe të Ukrainës në luftë dhe e gjithë kjo është në kurriz të jetës njerëzore. Sipas Kjuçukov, ka sinjale se lufta mund të përhapet përtej territorit të Ukrainës, dhe sulmet kundër Pridnestrovie në Moldavi janë të rrezikshme sepse tashmë po prekin një vend të tretë dhe kjo mund të çojë në një përshkallëzim të luftës. Sa i përket sanksioneve që synojnë të pengojnë veprimet ushtarake të Rusisë, Bullgaria, si anëtare e BE-së, është në një situatë paradoksale. Sipas Kjuçukov, ka disa mundësi për vendin tonë - këmbëngulja për një qëndrim të unifikuar brenda Bashkimit Evropian, kërkimi i një zgjidhjeje me “Gazprom” ose sigurimi i burimeve alternative.
Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të..
Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar euron . Raporti do të publikohet gjatë ciklit pranveror të Semestrit Evropian. Informacioni u..
Deri më sot, Korridori nr. 8 varet nga dëshira dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për menaxhimin e objektit të përbashkët të tunelit hekurudhor kufitar është dërguar në Shkup, por pret 3 muaj për miratimin nga ana..