Tenisti bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të turneut Masters në Madrid, pasi mundi Maxime Cressy nga SHBA - 6:2, 7:6 (4). Dimitrovit iu deshën një orë e 26 minuta për të mposhtur të 64-tin në renditjen botërore, i cili kaloi kualifikueset në kryeqytetin spanjoll. Kështu, bullgari u hakmor për humbjen e tij nga Cressy në turneun e Melburnit në janar.
Në raundin e dytë më 4 maj, Dimitrov do të luajë me argjentinasin Diego Schwartzman.
Në dy paraqitjet e fundit në kryeqytetin spanjoll, Dimitrov u eliminua në raundin e parë. Në karrierën e tij në 8 pjesëmarrjet e mëparshme në Madrid, bullgari ka arritur vetëm një herë në çerekfinale në vitin 2015.Stilijana Nikollova , e cila përfundoi e dyta në garën e gjithanshme në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje, fitoi medalje të arta në finalet e rrethit dhe topit. Bullgarja tjetër në garën individuale, Eva Brezalieva , fitoi një..
Në ekipin kombëtar në kampionate, turne dhe kampe, komunikimi duhet të bëhet në gjuhën zyrtare të vendit - bullgarisht. Kështu vendosi në një mbledhje Bordi Drejtues i Federatës Bullgare të Mundjes, të cilën në muajin mars e drejtoi mundësja më e..
Anxhelika Nenova , garuesja më e re bullgare në Kampionatin Evropian të Shahut klasik për femra në Greqi, fitoi ndeshjen e saj në raundin e katërt. Shahistja 15-vjeçare e CSKA-së ka mposhtur me topin e bardhë Aleksandra Lach nga Polonia. Në këtë..
Ansambli bullgar i vajzave fitoi të tre medaljet e arta në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Raja Bozhillova, Joana Moteva,..