Nëse ndërpritet importi i naftës ruse në Bullgari, rafineria e vetme e naftës në Bullgari, Lukoil Neftohim Burgas, do të ndalojë së punuari, bëri të ditur kryetari i bordit drejtues të kompanisë Ilshat Sharafutdinov. Sipas tij, ka mundësi që rafineria bullgare të përpunojë naftë nga vende të tjera, por kjo do të marrë kohë, raportoi BNR Burgas.
Në një intervistë për BNR, Zhivodar Terziev nga Asociacioni Bullgar i Naftës dhe Gazit tha se në vitet 1960 rafineria bullgare u vendos në Detin e Zi për të marrë naftë nga portet ruse dhe furnizimi me naftë vetëm përmes Bosforit paraqet rreziqe. Për kompanitë bullgare, një mbyllje e mundshme e naftës ruse do të jetë një problemi shumë madh, sepse vitet e fundit ato janë mbështetur në 80-90% të dërgesave përmes rafinerisë së Burgasit, tha Terziev.Nxënësja bullgare e klasës së dymbëdhjetë, Aleksandra Petkova ishte në mesin e 20 të rinjve të përzgjedhur nga e gjithë bota me arritje të njohura shkencore, të cilët prezantuan punën e tyre në Çmimet Nobel në Stokholm, njoftoi Ministria e Arsimit dhe..
Para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos deklaroi se pritet që Republika e Maqedonisë së Veriut të ndryshojë Kushtetutën. Kos dha shembullin e Serbisë, me të cilën nuk u hap klasteri..
Qeveria bullgare i ka dërguar Republikës së Maqedonisë së Veriut një projekt-marrëveshje për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar që lidh të dy vendet. Propozimi i shtetit bullgar është që të dy qeveritë të marrin..
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik..
Eurodeputeti nga “Vëzrazhdane” Stanisllav Stojanov u zgjodh kryetar i grupit evropian “Evropa e Kombeve Sovrane”, njoftoi qendra për shtyp e partisë..
37.4% e bullgarëve të moshës madhore pranojnë formulën e qeverisë së re. 21.4% e pranojnë atë, por jo fort. 16.5% më tepër nuk e pranojnë formulën dhe..