Këshilli i jashtëzakonshëm i ekspertëve të koalicionit në pushtet është thirrur sonte nga zëvendëskryeministri dhe ministër i financave Asen Vasilev. Kjo u konfirmua për BNR nga burime të koalicionit qeverisës. Temat janë Plani Kombëtar për Futjen e Euros dhe masat kundër krizës të kabinetit.
Plani Kombëtar për Futjen e Euros u përfshi si një pikë në rendin e ditës të mbledhjes së fundit të Këshillit të Ministrave, por u hoq pas një kundërshtimi të ashpër nga Kryetari i Komisionit të Buxhetit, Ljubomir Karimanski, pasi nuk pati diskutime në parlament apo mes partnerëve të koalicionit. Ai rikujtoi se marrëveshja e koalicionit parashikon që miratimi i një plani të tillë të bëhet pas një diskutimi publik.Kontingjenti ynë ushtarak, i kthyer me sukses nga misioni paqeruajtës në Kosovë, u prit me një ritual solemn në sheshin qendror “Akad. Nikollaj Hajtov” në qytetin Asenovgrad (Bullgaria Jugore). 6 muaj më parë u larguan rreth 120 ushtarakë dhe deri..
Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Shërbimit Informativ lidhur me veprimet e tyre për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që sfidon..
Partia “Veliçie” njoftoi se sonte nga ora 18:00 po organizon një marsh proteste për shkak të "një manipulimi tjetër zgjedhor që çoi në zëvendësimin e votës së bullgarëve". Procesioni do të fillojë nga monumenti i Mbretit Çlirimtarit..
Misioni i fuqive të mesme është të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të formojnë veprime kolektive që do të..
Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë..
Duhet të sigurohen urgjentisht 200 milionë leva shtesë (100 milionë euro) për rritjen e pagave në sektorin publik – për këtë insiston Konfederata e..