Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekti bullgar Decarbonizer është i përfshirë në luftën kundër emetimeve të dëmshme

Kalin Nikollov
Foto: arkiv personal

Përpara ca kohe ju treguam për ekipin e shkencëtarëve nga Instituti i Elektrokimisë dhe Sistemeve Energjetike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, të cilët u nisën për të zbuluar metoda të reja të prodhimit të hidrogjenit për të parandaluar ndryshimin progresiv të klimës.

Tani ju prezantojmë projektin Decarbonizer, zhvilluar nga startupi i Varnës Tehnovatorë Varnës. Në krye të ekipit të shkencëtarëve të rinj janë inxhinierët Kalin Nikollov, doktorant nga Universiteti Teknik në qytetin Varna dhe Mihaill Simov. Decarbonizer përbën një sistem për prodhimin e hidroksidit të hidrogjenit që do të instalohet në motorët me djegie të brendshme. Sipas Inxhinierit Nikollov, teknologjia është e vjetër, por së bashku me kolegët e tij po përpiqen ta përditësojnë, duke u bazuar në hulumtime shumë serioze shkencore të cilat të shërbejnë si dëshmi të efektivitetit të saj. 


"Qëllimi ynë kryesor është ndërtimi dhe futja në përdorim e kafazeve të tillë në motorët e anijeve, sepse tek ato efekti nga ulja e emisioneve do të jetë më i madh, por dhe vet industria e anijeve është nën një presion të madh institucional që të pakësojë gazrat e dëmshme”, tregon  përpara BNR-Varna inxhinieri Nikollov. Ai shtoi se në këtë moment po bisedojnë me një firmë nga Varna, pronare e një anijeje për peshk, në të cilën të fillojnë provat dhe në ujë, pasi ekipi i saj tashmë ka arritur sukses në tokë. Prototipi i parë i projektit tanimë është i instaluar në autobus në bashkinë Dëllgopoll, e cila gjatë viteve të fundit ka disa dekorime për politika inovative. Matjet e bëra para dhe pas instalimit të Decarbonizerit kanë treguar ulje deri në 20% të gazeve të dëmshme, ndërsa në makinat më të vogla përqindja arrin në 30. Shkencëtari i ri sqaroi se punimi i tyre arrin dy nga qëllimet e OKB-së për një zhvillim të qëndrueshëm - një efikasitet të rritur energjetik dhe një nivel më të ulët të gazrave të serës. Projekti Decarbonizer fitoi njohjen e vet në edicionin e fundit të programit “Sipërmarrës në shkencë”, kurse më 20 maj do të prezantohet dhe në Sofje në forumin teknologjik Innovation Starter, kushtuar emetimeve zero të mbetjeve.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD