Këtë fundjavë po mbahet edicioni i 18-të i Festivalit të Bedit të Stranxhës në fshatin Brodillovo, Bashkia e Carevos. Festa do të jetë në lokalitetin “Harmanjata”, ku në këtë moment mund të shikohet bedi i lulëzuar - simboli i malit Stranzha. Bedi i Stranxhës (Rhododendron ponticum) është një shkurre e gjatë me gjelbërim të përhershëm, që arrin mbi 2 metra, me kërcell të degëzuar fort. Lulet janë të mëdha, në ngjyrat vjollcë-rozë, të mbledhura në majat e degëve në tufë lulesh në formën e çadrës. Bedi lulëzon gjatë muajve maj dhe qershor për pak kohë. Bedi mund të shikohet vetëm nëpër vende shumë të vështira për t’u arritur në Stranxha dhe në Kaukaz.
Festivali i Bedit hapet çdo vit me interpretimin e himnit të Stranxhës "Muaji i pastër dhe i kthjellët" dhe përfshin një program të pasur sfidash kulinare dhe gjellësh tipike lokale, këngësh dhe itineraresh turistike. E reja sivjet është ftesa e drejtuar ndaj parqeve të tjera natyrore në Bullgari që të tregojnë dhe ato kureshtjet e tyre. “Presim turistë të shumtë nga i gjithë vendi, sepse kjo është festa më e madhe në Stranxha për adhuruesit e natyrës dhe miqtë e malit” , tha akoma drejtorja e Parkut Natyror Stranxha inxhinierja Rumjana Cvjatkova.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Sipas besimeve popullore, ngjyra e kuqe zotëron fuqinë e diellit dhe i jep vitalitet çdo qenieje të gjallë, ndërsa e bardha simbolizon pastërtinë, pafajësinë dhe gëzimin. Shfaqja e fijeve të përdredhura të bardha dhe të kuqe të njohura si..
Rëndësinë më të madhe zanati e fitoi gjatë Rilindjes, kur gdhendja e drurit hyri në shtëpitë e bullgarëve si një mjet zbukurimi, ne mund ta gjejmë në kompozime komplekse arkitekturore, ikonostasa, por edhe në dekorimin e objekteve. Ta pikturosh..
Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..
Më 23, 24 dhe 25 maj, në sheshin “Svoboda” nëqytetin Dobriç (Bullgaria Verilindore) do të mbahet një Festival i Zanateve dhe Arteve. Artistë nga i..