Popullarizimi i muzikës bullgare në mediat publike u diskutua nga Komisioni Parlamentar për Kulturë dhe Media. Partia “Vëzrazhdane” propozon që Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Televiziioni Kombëtar Bullgar (BNT) të detyrohen me ligj që 50 për qind të muzikës në transmetimet e tyre të jetë bullgare.
Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare, Milen Mitev, theksoi se Radioja ende i mbështet plotësisht artistët bullgarë. Por ai theksoi se duhet kujdes kur rregullohet diçka në art me masa administrative. Aktualisht, muzika bullgare është rreth 65 për qind e transmetimeve të BNR dhe BNT, u theksua në diskutim.
Pas debateve të ashpra, komisioni mbështeti kërkesën për më shumë muzikë bullgare dhe përgatitjen e teksteve të veçanta ligjore për këtë.
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova , e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..
E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti" . Tani..
Kompozitori i këngëve për fëmijë Dono Cvetkov prezanton albumin e tij të ri "Ku jetojnë mrekullitë?" me një koncert të madh më 15 prill në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Ky projekt i ri muzikor nga autori i hitit të padiskutueshëm për fëmijë..