264 luftëtarë ukrainas të plagosur u evakuuan me autobus nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol. Ata mbeten në territorin e pushtuar nga Rusia dhe do të shkëmbehen me ushtarakë rusë të kapur, tha Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hana Maljar.
Mbrojtësit e Azovstal kanë kryer misionin e tyre, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës. “Gozhdimi” i forcave kryesore armike rreth Mariupolit e ka lejuar ushtrinë ukrainase të krijojë linja mbrojtëse në të cilat ajo vazhdon të sigurojë një rezistencë të denjë ndaj agresionit, thuhet në deklaratë.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se në ditën e 82-të të luftës, me ndihmën e OKB-së dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, ai shpreson të shpëtohet jeta e mbrojtësve në Azovstal. “Ukraina ka nevojë për heronjtë ukrainas të gjallë. Ky është parimi ynë”, theksoi Zelenski.
Ndërkaq, Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk arritën të bien dakord për një marrëveshje për paketën e 6-të të sanksioneve kundër Rusisë, tha Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell. Por Këshilli i Ministrave të Jashtëm ka miratuar ndarjen e 500 milionë eurove të tjera ndihmë për Ukrainën për blerjen e armëve, me të cilat ndihma totale e BE-së për vendin i kalon 2 miliardë euro, raporton REUTERS.Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..