Avionë luftarakë bullgarë eskortuan sërish një avion pasagjerësh në hapësirën ajrore të Bullgarisë, për të cilin u mor sinjali për një mjet shpërthyes në bord. Të hënën, një aeroplan i vijave ajrore turke që fluturonte për në Antalia u shoqërua radhazi nga avionë luftarakë rumunë, bullgarë dhe turq. Avioni u ul në Turqi pa asnjë pasojë për pasagjerët dhe ekuipazhin.
Më pak se një javë më parë kishte një rast identik, sërish me një avion civil turk. Atëherë Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov komentoi se raste të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Punonjësit e transportit publik të Sofjes njoftuan një protestë të mërkurën, më 14 maj. Disa ditë më parë, kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, tha se ka indikacione se transporti publik do të bllokohet nga ora 4:00 deri në orën 8:00..
Kryetarja e Parlamentit, Natalija Kisellova, ia kthen kërkesën për referendum mbi euron Presidentit Rumen Radev, raportoi NOVA. Burime të BNR-së e konfirmuan informacionin. Kështu, Asambleja Kombëtare nuk do ta shqyrtojë propozimin e presidentit..
Arsyeja kryesore për mësimin e lëndës "Feja dhe Virtytet" është forcimi i funksionit edukativ të shkollës. Sipas fjalëve të Ministrit të Arsimit Krasimir Vëllçev, "ky do të jetë një orë mësimore për edukimin në mirësi". Duke folur për Televizionin..
Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit..
Grupi parlamentar i "Vëzrazhdane", i përfaqësuar nga Kostadin Kostadinov, akuzoi Kryetaren e Parlamentit Natalija Kisellova për "pezullim" të..
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov..