Zero për qind TVSH për bukën për një vit, përditësimi i pensioneve me rreth 20 për qind nga 1 korriku dhe lehtësime më të larta tatimore për familjet me fëmijë – këto janë disa nga masat e përfshira në të ashtuquajturën paketa kundër krizës e miratuar nga partnerët e koalicionit. Kompensimi parashikohet edhe për çmimet e larta të karburanteve. Kështu, deri në fund të vitit qytetarët do të kenë zbritje prej 25 stotinka për litër benzinë 95 dhe naftë, metan dhe propan-butan. TVSH-ja për ngrohjen dhe ujin e ngrohtë, si dhe për gazin natyror për konsumatorët familjarë do të jetë 9 për qind brenda një viti, sipas një tjetër mase. Energjia elektrike, gazi natyror dhe metani do të përjashtohen nga akciza. Shumica e masave do të zgjidhen me përditësimin e ardhshëm të buxhetit në mes të vitit. “Qëllimi është të mbështesim më të cenuarit ndaj efekteve të inflacionit”, tha Kryeministri Kirill Petkov në një konferencë për shtypin.
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..