Boksierja bullgare Sevda Asenova fitoi një medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Boksit për femra në Stamboll. Sportistja jonë kombëtare 37-vjeçare pësoi një lëndim në brinjë në mesin e raundit të parë të ndeshjes gjysmëfinale në kategorinë 48 kg me përfaqësuesen e Kazakistanit dhe nuk ishte në gjendje për ta vazhduar ndeshjen.
Sevda Asenova ka një titull evropian nga Sofja 2016 dhe tre medalje argjendi në turne në Kontinentin e Vjetër.Fitues i edicionit të 51-të të sondazhit të Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024 u bë sportisti grek Miltiadis Tentoglu. Vitin e kaluar, Tentoglu fitoi një titull olimpik dhe medalje të arta në Kampionatin Botëror në..
Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e Botës në Oberhof, Gjermani. Sportistja 26-vjeçare bullgare, e cila u rikthye në start pas lejes së..
Albert Popov triumfoi në sllallomin në Madonna di Campiglio të Italisë. Skiatori më i mirë bullgar korri fitoren e parë në karrierën e tij në Kupën e Botës pas një zbritjeje të dytë të jashtëzakonshme. Ai ishte i 8-ti pas zbritjes së parë, por në..