Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në gjurmët e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij

Lipsanet e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij në kishën “Shën e Diela”, 23 maj 2022
Foto: BGNES

Me siguri që sheshi me të njëjtin emër përpara kishës “Shëne Diela” në qendër të Sofjes do të jetë një nga vendet më të gjallëruara mes 23 dhe 25 majit. Mijëra njerëz pritet që të bëjnë homazhe përpara relikteve të mësuesve të lashtë të Selanikut, vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij. Lipsanet vijnë në kryeqytetin bullgar për herë të parë nga manastiri Esfigmen në malin Athos.

Çështja e relikteve të mësuesve të parë sllavë është një mister i vërtetë, në të cilin realiteti e tejkalon edhe imagjinatën më të madhe.

Sipas jetëshkrimit të shenjtorit, kur Konstantin - Kirill Filozofi vdiq më 14 shkurt 869 në Romë, vëllai i tij Metodij e vendosi trupin e tij në një arkivol dhe u përgatit për ta kthyer në manastirin  Polikronos. Por, peshkopët romakë dhe Papa Adrian II donin që trupi të vendosej në tempullin e San Clementes, i cili atëherë ishte jashtë Qytetit të Përjetshëm. Përpara vendosjes së arkivolit, mrekullia e parë ndodhi në të djathtë të altarit.Peshkopët donin të shihnin nëse trupi brenda ishte i paprekur, por nuk mundën ta zhbllokonin dhe arkivoli u vendos i pahapur.

Në fillim të shekullit të 18 fasada e kishës mesjetare është ri dekoruar nga jashtë me veshje të reja në stilin barok dhe nga brenda me afreske të reja. Por, në nivelet më të ulëta themelet e kishës së lashtë, por madje dhe të ndërtimeve romake, janë të ruajtura krejtësisht, si dhe lipsanet e shenjtorëve, përfshi dhe të Shën Kirilit.

Në lidhje me 1000 vjetorin nga Misioni i Moravisë i Kirilit dhe Metodit, i cili solemnisht është shënuar në Romë gjatë vitit 1863, murgjit domenikanë kanë filluar kërkime në San Clemente për të zbuluar saktësisht se ku ishte varri i Kirilit.Hulumtimet e pasuksesshme kanë vazhduar deri në vitin 1870.

Bazilika e San Clemente në Romë në fund të shekullit të 19-të

Një shekull më vonë, në lidhje me 1100 vjetorin nga Misioni i Moravisë, me po këtë detyrë është ngarkuar padre Lenard Bojll. Sipas dokumenteve ai saktëson se në vitet e turbullta pas Revolucionit Francez sendet e vlefshme të tempullit janë nxjerrë. Reliktet e Shën Kirilit në një urnë mermeri shkojnë tek imzot Lorenco duka i Mateut. Ai është i trashëguar nga familja Antiçi nga Rekanati. Në truallin e tyre familjar Bojëll zbulon një ruajtëse të rekteve me mbishkrim „ex ossibus sancti Cyrilli“ - “eshtrat e Shën Kirilit”. Sipas Vatikanit, në të kishte një kockë nga gishti i shenjtorit.

Në librin e tij “Sekretet italiane” përkthyesi shumëvjeçar në ambasadën bullgare në Romë, Asen Marçevski i referohet vet padres Bojll dhe pohon se, në ruajtësen e relikteve ka pasur një dorë të tërë. Me urdhër të Vatikanit eshtrat janë vendosur në altarin e shenjtorëve Kirill dhe Metodij, në të majtë nga dera e katit të parë, nën mbishkrimin mural me vëllezërit. Ka dhe supozime se, gjatë shekullit të 19 një pjesë nga lipsanet e shenjtorit bien në Selanik , ku janë ruajtur në një familje të pasur greke dhe të dhuruara në Athos.

Ndërkohë gjatë vitit 1929, Bullgaria është shteti i parë sllav, i cili vendos një ikonë mozaiku të Shën Kirilit në bazilikën “ San Clemente” në Romë. Imazhi është vepër e prof. Ljubomir Dallçev, i lindur në Selanik.Shumë më vonë aty, mbi varrin e supozuar të zbrazët,  shfaqen mbishkrime falënderimi nga popujt e tjerë sllavë.

Bullgaria është shteti i parë sllav, i cili vendos një ikonë mozaiku të Shën Kirilit në bazilikën San Clemente në Romë.

Për lipsanet e Shën Metodijt  dihet akoma shumë më pak, ndonëse në Çeki i kërkojnë prej tre shekujsh.Pas vdekjes së tij më 6 prill 885 dhe ceremonisë funerale në sllavisht, greqisht dhe latinisht, ai është varrosur në kryeqytetin e Moravisë së Madhe Velegrad në "murin prapa altarit të Shën Mërisë". Deri më sot nuk është e sigurt se ku është ndodhur ky kryeqytet. Sipas një pjese të arkeologëve çek ky ka qenë vendbanimi në lumin Morava tek Mikullçice. 

Profesori Zdenec Kllanica dhe mësuesi i tij profesori Jozef Poulik mendojnë se, Shën Metodij është i shtrirë në bazilikën e madhe princërore me tre nefe të Mikulçices. Në varrin numër 580 në dhomën në mur u gjetën një gjymtyrë bërryli, mbetjet e një veshjeje të thurur me argjend, një rrip i gjerë lëkure, me majë argjendi.

Bazilika e madhe gjatë gërmimeve në vitin 1968

Aty janë gjendur një zile prej ari dhe pjatë bakri e zbukuruar e praruar me një shtresë letre dhe një fuçi e vogël metalike uji me një kryq. Ekziston edhe diçka si një skeptër në të cilin fshihet një shpatë e tipit romfeus. Është shumë e mundur që një skeptër i tillë të ketë qenë i mbajtur nga kryepeshkopi Strahota, pasi moravianët e përkthyen emrin e Metodit në sllavisht.

Nëse varri është i plaçkitur gjatë sulmeve të maxharëve ose përpara kësaj lipsanet janë transferuar nga nxënësit e tij të cilët kanë ikur në Bullgari, mund vetëm të bëjmë supozime.

Përtej hetimeve të historianëve, që të zhytemi në atmosferën e jetës së ShënKonstandinit – Kirilt Filozof dhe ShënMetodit mjafton për të shëtitur në më pak se 300 kilometra nga Sofja deri në Selanik të Greqisë. Vendlindja e  mësuesve të parë sllavë ruan vende dhe shenja që lidhen me dy apostujt e barabartë, për të cilat Radio Bullgaria do t'ju tregojë në një botim të datës 24 maj.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Ivo Ivanov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD
Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD