Në një deklaratë të përbashkët, Komisioni Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e cilësuan pezullimin e furnizimit me gaz nga Rusia në Bullgari dhe Poloni si “të paarsyeshme dhe të papranueshme”. Ata e dënojnë këtë veprim dhe e cilësojnë si “shantazh energjie”. Të dy palët riafirmuan angazhimin e tyre për forcimin e sigurisë energjetike në Evropë përmes një grupi të përbashkët pune për sigurinë energjetike të ngritur nga presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në fund të marsit. Në deklaratë theksohet se ky grup do të vazhdojë të punojë për diversifikimin e furnizimeve me karburant blu në Evropë. Informacioni i përket korrespondentes së Radios Kombëtare Bullgare në Bruksel, Angelina Piskova.
Gjithnjë e më pak bullgarë që jetojnë jashtë vendit i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat e së dielës, ku mësohen gjuha dhe kultura bullgare, njoftoi për korrespondenten e BNR-së, Zdravka Masljankova,– themeluesja e shkollës bullgare “Asen dhe Ilija..
Deputetët po shqyrtojnë mocionin e tretë të mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov, njofton BTA. Sipas paraqitësve nga partia “Vëzrazhdane”, kabineti ka dështuar në zbatimin e politikës financiare. “Qeveria thellon disbalancat fiskale dhe nuk..
Me një shumicë prej 197 votash dhe tetë “abstenime”, deputetët pranuan dorëheqjen si deputet të ish-bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Kirill Petkov. Ai mori përgjegjësi politike për shkak të skandalit të korrupsionit në Komunën e Sofjes,..
Në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake u hap ekspozita "Uria 2.0". Ajo interpreton temën themelore të urisë në pesë aspekte të ndryshme – uria fizike,..
Një person u arrestua nga policia për sjellje huligane gjatë protestës së zhvilluar këtë pasdite në Sofje në mbështetje të levës bullgare, e organizuar..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 23°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 18°C. Gjatë ditës moti do të jetë sërish me diell dhe..