Plovdiv ose Filippopoll, siç quhej në Antikitet, është një nga qytetet më të vjetra të banuara vazhdimisht në Evropë.
I themeluar nga Filipi II (babai i Aleksandërit të Madh), qyteti u bë shpejt një nga më të bukurit në të gjithë Trakinë, siç dëshmojnë jo vetëm autorët antikë, por edhe gjurmët e shumta arkitekturore të lënë nga banorët e tij.
Deri më sot zbulohen fragmente të dekorimeve të ndërtesave antike dhe mozaikëve të tyre - qilimat prej guri të Antikitetit. Të paraqitura në mënyrë tërheqëse, ato kontribuojnë që Plovdivi të jetë ende një nga qytetet më të bukura në vendin tonë.
Le të shijojmë elegancën e mozaikëve të vjetër nga bazilikat e krishtera të Filipopollit:
Teksti dhe fotot: Vlladimir Vlladimirov
Për shumë banorë dhe mysafirë të kryeqytetit bullgar, një shëtitje në Vitosha - mali që ngrihet në afërsi të qytetit - është një kënaqësi e madhe. Duhet vetëm gjysmë ore për të arritur në zonën “Urët e Arta” (“Zllatnite Mostove”) të Vitoshës,..
Këtë dimër filloi me mot jashtëzakonisht të ngrohtë, por ndërsa ende nuk ka dëborë në rrafshinat e ulëta, në shpatet më të larta të maleve situata është krejt e ndryshme. Në saj të kësaj në disa pushimore sezoni i skive u hap zyrtarisht ditë më parë...
Edhe qytezat e Krishtlindjes sjellin gëzim dhe atmosferë festive... Foto: Krasimir Martinov