Fëmijë të talentuar nga shkolla e Plevenit "Kolorit" u paraqitën shkëlqyeshëm në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve "Shpirti Bullgar në Tokën e Shenjtë", që u mbajt në Izrael. Aktiviteti bashkon përmes krijimtarisë fëmijët bullgarë që jetojnë në vende dhe kontinente të ndryshme. Pesë nga artistët e rinj në shkollën e Plevenit janë fitues të Çmimit të Madh në grupmosha të ndryshme - Divna Obretenova, Katrin Ilieva, Lilia Jankova, Pavell Simeonov dhe Ralica Savçeva. 35 fëmijë të tjerë u vlerësuan me çmimin e parë, të dytë dhe të tretë.
Fëmijë nga 15 vende morën pjesë në edicionin e shtatë në internet të forumit ndërkombëtar të artit nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së qytetit Bat Jam - Zvika Brot, tha për BTA drejtuesja e shkollës në Pleven Maja Ananieva.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Art shkolla "Kolorit"Edicioni i dhjetë i festivalit “Master of Art”, i cili hapet më 7 shkurt në kinemanë “Lumiere”, përfshin mbi 50 filma me tema të ndryshme të lidhura me artin. Programi i konkursit ndërkombëtar është i ndarë në kategori të ndryshme - "Arkitektura", "Dizajni..
Një festival i jashtëzakonshëm si gjithmonë, por ajo që bie në sy në edicionin e 29-të është prania e kinemasë bullgare. Nga rreth 180-200 filma në program - filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, rreth 60 tituj janë bullgarë. Këtë e deklaroi në..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..