Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

146 vjet pas vdekjes së Hristo Botevit po e kërkojmë të vërtetën

Foto: facebook/iskrenkrasimirov23

Është sërish 2 qershori, dita kur përulim kokën në nderim të heronjve që vdiqën për lirinë e Bullgarisë. Në këtë ditë tingëllojnë sërish sirenat, kujtojmë sërish këngët rebele, vendosim lule para monumenteve të Botevit dhe Levski - dy heronjtë më të mëdhenj që dhanë jetën për lirinë e Bullgarisë. Këtë ditë është mirë të kthehemi pas dhe të shikojmë më mirë historinë tonë, e cila thotë se poeti dhe revolucionari Hristo Botev u vra nga plumbi i armikut në një betejë në Ballkanin e Vracës më 2 qershor. Për të respektuar traditën e 2 qershorit të sotëm, shumë grupe prej patriotësh bullgarë do të ngjiten në majë për të vendosur kurora dhe lule para monumentit të heroit, do të dëgjohen përsëri fjalë patetike dhe do të kujtohen skena dramatike nga historia. Megjithatë, ne në Bullgarinë e lirë dhe të pavarur jemi ende larg idealeve të poetit, ndër të cilët ai vendosi të vërtetën mbi të gjitha. Synimi drejt "së vërtetës" të dashur të Botevit është edhe më e rëndësishme sot për ne - janë të bindur autorët e serisë prej dokumentarësh "Bullgaria e paharruar", e cila trajton temën e vdekjes së heroit. Autor është regjisori Iskren Krasimirov, i cili me rastin e 2 qershorit prezanton librin e tij të parë me titull “Ta vrasësh Botevin. Mistere, kujtime, gënjeshtra”.

Ai tashmë është në tregun e librit dhe në bazë të dokumenteve dhe dëshmive të bashkëkohësve, Krasimirov po kryen një hetim pothuajse penal. Ai e prek temën, edhe pse ajo është shumë e dhimbshme, sepse beson se tani, 146 vjet pas vdekjes së revolucionarit, e vërteta duhet të dihet. “Prandaj, sado të papëlqyeshme të jenë faktet, duhet t'i pranojmë - del se Botevin e vranë kryengritësit, dhe ata kanë emra, nuk është fajtor i gjithë populli për një tradhti të tillë”, tha Iskren Krasimirov.

Në libër paraqes dokumente të reja të bujshme, kujtime për vdekjen e Hristo Botevit dhe mendoj se ka vend për zbulime të reja për jetën dhe vdekjen e revolucionarit dhe poetit të madh, sepse në vitin 1926 Prof. Bojan Penev shkroi në revistën "Zllatorog" - "A jemi kaq larg nga e vërteta sot se kush e vrau Botevin dhe vetëm 50 vjet pas veprës së tij?" Dhe kushdo që e lexon librin do të kuptojë se cilët janë fajtorët për vdekjen e Botevit. Është e rëndësishme që edhe pas kaq vitesh ta kuptojmë të vërtetën, ajo do të na hapë sytë dhe do të na ndihmojë ta krijojmë këtë Bullgari të cilën e kanë ëndërruar edhe Botevi, edhe Levski. Jo të gjithë historianët e shmangin këtë temë të dhimbshme. Për shembull, Prof. Pllamen Mitev, i cili ka shkruar parathënien e librit, mbështet tezën zyrtare, por thotë se kërkimi im është në kohë dhe i dobishëm. Pakkush e di se janë ngritur tre komisione zyrtare, të cilat pohojnë se Hristo Botev është vrarë nga plumbi i armikut në rrethana të paqarta. Por ka shumë paqartësi rreth kësaj teze dhe ajo ngjall menjëherë dyshime. Tashmë ka shumë interes që shoqëria ta dijë të vërtetën dhe së shpejti mund të formohet një komision i ri - i katërti zyrtar, me pjesëmarrës të ndryshëm. Ata do t'i analizojnë faktet, sepse është e rëndësishme t’i përgjigjet një herë e përgjithmonë pyetjes - kush e vrau Botevin? Shpresoj gjithashtu që vitin e ardhshëm, kur të festojmë 150 vjet nga varja e Vasill Levskit, ta kuptojmë të vërtetën për çështjen - kush e tradhtoi Apostullin.”


Çdo ditë duhet të kujtojmë idealet e Levskit dhe Botevit, jo një ditë të caktuar për këtë - thotë gjithashtu Iskren Krasimirov. Si shumë njerëz, në këtë ditë jave më 2 qershor ai nuk do të shkojë në vendin e vdekjes së Botevit, por mund të bëjë shumë më tepër:

“Shpresoj shumë që misioni të cilit i jam përkushtuar do t'i japë frytet një ditë. Shpeshherë jam në mesin e fëmijëve dhe u mësoj atyre patriotizëm, përmes besëlidhjeve të Botevit dhe Levskit. Madje për shkak të ngjashmërisë sime fizike me Botevin, në kopshtet e fëmijëve mendojnë se Botevi ka ardhur në jetë dhe ka ardhur tek ata. Sot të gjithë e ndjejnë mbi supe robërinë moderne, ajo nuk ka emër të caktuar, por na bën të varur dhe e pengon zhvillimin tonë. Siç duket historia përsëritet. Dikur ishim nën sundimin osman, tani jemi nën një llojtjetër skllavërie. Por Botevi nuk do të pranonte pajtimin dhe heshtjen tonë. Le të mos harrojmë se edhe Levski, edhe Botevi kishin një ëndërr - të jetojmë të gjithë njëlloj në një Bullgari të lirë, të nderojmë dhe të duam njëri-tjetrin si vëllezër dhe ta ndërtojmë së bashku këtë Bullgari të re.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: facebook/iskrenkrasimirov23



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kinema për të gjitha moshat në Festivalin “Ritoni i Artë” 2024

Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..

botuar më 24-12-14 6.25.PD
Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD