Qyteti Bjalla ndodhet në kufirin midis rretheve Varna dhe Burgas, pothuajse në distancë të barabartë nga ato dy qytetet detare. Vija bregdetare e bashkisë karakterizohet nga një kombinim i bregut shkëmbor, gjireve të vegjël dhe plazheve me duna ranore. Gjatë stinës së verës resorti është një vend tërheqës kryesisht për familjet me fëmijë. Sipas të dhënave zyrtare, popullsia e komunës së qytetit Bjalla është rreth 3 200 banorë, por në realitet ka shumë më tepër, tha për Radio Varna Inxhinieri Penjo Nenov – kryetar i komunës që nga viti 2019. “Pandemia e Covid-it dhe vendosja e punës në distancë nga shtëpia kontribuon edhe më shumë në “arratisjen” nga qytetet e mëdha”, tha Inxhinieri Nenov. Bjalla është një nga këto komuna të vogla të preferuara, jo vetëm për pushime, por edhe për qëndrim gjatë gjithë vitit.
Kjo ka çuar në një rritje drastike të blerjeve të pronave banesore në bashkinë detare në dy vitet e fundit, shpjegon Penjo Nenov. Ai është kategorik se të hyrat nga taksat nga investimet e njerëzve mbrojnë buxhetin e komunës gjatë krizave, siç jemi tani.
“Patjetër që po mundohemi të përballojmë një sezon shumë të mirë dhe të fortë, shpresojmë që të jetë i tillë, pavarësisht luftës që po shpërthen nga afër” – shpreh shpresat e tij kryebashkiaku. Sipas tij, tashmë u bënë rezervime për sezonin e ardhshëm veror, por numri i tyre nuk është aq i lartë sa dy-tre vite më parë. Prandaj, detyra kryesore për turizmin në komunë është zgjatja e sezonit veror të paktën deri në shtator. Këtë vit qyteti pritet të vizitohet kryesisht nga bullgarë, danezë dhe gjermanë.
Më shumë rreth pritshmërisë nga sezoni turistik në det mund të lexoni këtu: Pavarësisht luftës dhe pandemisë, Sllënçev Brjag po e hap sezonin me një optimizëm të matur
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / @9101Byala
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..