Në mesin e muajit mars ju treguam për ekspozitën e parë ndërkombëtare të piktorit Ivan Milev, e cila u hap në Galerinë “Bëllgaria” në Romë, me rastin e 125 vjetorit të lindjes së tij.
Pas kësaj veprimtarie drejtori i Galerisë së Arteve në Kazënllëk, Dr. Pllamen Petrov, njoftoi se janë duke u përgatitur për të botuar një katalog të madh për të prezantuar për herë të parë punën e piktorit Ivan Milev para publikut të gjerë. Sot tashmë është një fakt dhe vetëm pak ditë më parë u prezantua zyrtarisht në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes.Botimi luksoz dygjuhësh është në bullgarisht dhe anglisht dhe përfshin 80 nga veprat më përfaqësive të Ivan Milev, të përzgjedhur nga Adelina Fileva, drejtoreshë e Galerisë së Arteve të qytetit të Sofjes dhe Pllamen Petrov, i cili është edhe autor i tekstit hyrës. Albumi përfshin gjithashtu kujtime të shkurtra të artistit nga bashkëkohësit e tij, duke ilustruar talentin e tij origjinal.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..