Historianët dhe filologët nga Rrethi Kombëtar “Për Maqedoninë” sot prezantuan një memorandum për të gjitha vendet e BE-së. Ai përmban argumente shkencore që justifikojnë qëndrimin bullgar në lidhje me veton e vendosur ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në union. Janë përfshirë edhe shembuj specifikë të gjuhës së urrejtjes dhe shkeljes së Marrëveshjes së Fqinjësisë nga Shkupi. Një delegacion shkencëtarësh bullgarë do të vizitojë Strasburgun midis 6 dhe 8 qershorit për të paraqitur memorandumin dhe për të bindur eurodeputetët për të drejtat e çështjes bullgare. Shkencëtarët u bënë thirrje politikanëve bullgarë që të tregojnë lidership dhe të mos devijojnë nga qëndrimi i caktuar i deritanishëm.
Tre shtetas bullgarë u shpallën fajtorë për spiunim për Rusinë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton BGNES. 33-vjeçarja Katrin Ivanova, 30-vjeçarja Vanja Gaberova dhe 39-vjeçari Tihomir Ivançev ishin pjesë e një grupi spiunësh të udhëzuar nga austriaku..
Aktualisht, nuk ka asnjë mundësi rregullative për Bullgarinë që të ridrejtojë fondet nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë për mbrojtjen dhe forcat e armatosura. Fondet janë të dedikuara plotësisht për detyrimet e përcaktuara në plan,..
Gjatë 6 muajve të fundit, mbështetja e bullgarëve për anëtarësimin e vendit në BE u rrit - nga 57 në 61 për qind. Vetëm 15 për qind janë kundër, sipas një sondazhi përfaqësues të Agjencisë Sociologjike “Alfa Research” të kryer në muajin shkurt...
Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria..
Industria bullgare e mbrojtjes ka një potencial të madh, dhe duhet ta inkurajojmë atë, tha për bTV ministri i jashtëm Georg Georgiev. Mendoj se..