Janë 49 rastet e reja me Covid në vend në 24 orët e fundit ose 31 më pak se një ditë më parë. Mbi 79.5% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 4.25% e 1151 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u rrit me 47 në 73 148. Në spitale u shtruan 4 pacientë të infektuar. Gjysma e të sapo shtruarve në spital ose 50% nuk janë vaksinuar. Pranimet në spitale u rritën me 6 në 338. 32 persona të infektuar janë në repartet e terapisë intensive.
Nuk u raportua asnjë vdekje nga Covid gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh. Vetëm dy persona u raportuan të shëruar. Të dielën janë bërë 10 vaksina. 2 059 887 persona kanë përfunduar imunizimin. 759 297 kanë një dozë të tretë përforcuese.Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..
Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..
“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..