Bullgaria po i kërkon Rumanisë të pranojë të eksplorojë njëkohësisht pesë pika të mundshme për ndërtimin e urave të reja mbi Danub midis dy vendeve tona. Ministria e Transportit në Sofje po shqyrton ndërtimin e këtyre urave dhe mundësinë për t'u dhënë me koncesion një pjesë të infrastrukturës rrugore, tha në një intervistë për "24 Çasa" Ministri i Transportit Nikollaj Sëbev.
Tashmë është e përzgjedhur banka konsulente për koncesionet dhe ka kontakte me konsorciumin e dy kompanive turke dhe dy koreano-jugore, i cili ka ndërtuar në 4 vjet urën prej 3.5 kilometrash mbi Dardanelet.
Periudha e koncesionit përfshin edhe kohën e ndërtimit, kështu që investitorët janë të interesuar që t'i ndërtojnë objektet më shpejt, tha Sëbev.Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, pra mundësia për të hyrë në shkëmbimin e lirë të energjisë elektrike, në të cilin ndërmarrjet kanë marrë pjesë prej vitesh, po shtyhet. Të paktën për tani. Reforma duhej të..
Në një qëndrim drejtuar Presidentit Rumen Radev, Kryetares së Parlamentit Natalija Kiselova dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov, Shoqata e Organizatave të Punëdhënësve Bullgarë shprehu mbështetjen e saj kategorike për anëtarësimin e Bullgarisë në..
Ministrja e financave Temenuzhka Petkova i siguroi institucionet evropiane se miratimi i euros nga 1 janari i vitit të ardhshëm mbetet një përparësi kryesore për Bullgarinë, njoftoi korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare në Bruksel. Para..