Ditën e mërkurë do të nisë me diell. Pasdite sërish do të ketë reshje shiu vende-vende me shtrëngata dhe breshër. Në Bullgarinë Jugperëndimore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Temperaturat maksimale do të jenë nga 24 deri në 29 gradë, në Sofje rreth 26 gradë.
Para mesditës do të mbajë vranësira me reshje në bregdetin e Detit të Zi. Pasdite vranësira do të kalojë deri në mot me diell. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 22-25 gradë, të njëjtat vlera ka edhe uji i detit. Vala e detit do të jetë deri në 3 ballë.
Do të mbajë mot me diell në zonat malore me reshje pasdite dhe vranësira. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 18 gradë, në 2000 m deri në 11.
Të enjten temperaturat maksimale do të zbresin me 2 gradë dhe do të ketë reshje shiu
Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e Bullgarisë Veri-Qendrore Lloveç. Ato do të performojnë në skenën në lagjen "Varosha", njoftoi BTA..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik prej 5 deri në 10 milionë pasagjerësh, njoftoi operatori SOF Connect. "Njohja është një shkak..
Sfidat me të cilat përballet sektori i energjisë në Bullgari dhe rajon u diskutuan nga Ministri i Energjisë Zhecho Stankov dhe Zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit Evropian për Tranzicion të Pastër, të Drejtë dhe Konkurrues Teresa Ribera,..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..