I pyetur nëse Bullgaria do t’i dërgojë ndihmë ushtarake Ukrainës, kryeministri Kiril Petkov tha se kishte një vendim të parlamentit që të mos dërgohen armë, por vetëm të riparohen makineritë luftarake ukrainase.
"Nuk kam ndërmend ta hapim këtë temë çdo dy javë. Tashmë në vendin tonë po mbërrijnë pajisjet e para ukrainase. Ne pranuam refugjatë, ndamë fonde për ndihmën humanitare, mbështetëm të gjitha sanksionet kundër Rusisë. Bullgaria bëri mjaft në këtë drejtim”, tha ai.
Petkov njoftoi se cisterna e dytë amerikane me gazin natyror do të mbërrijë më 23 qershor. E para tashmë mbërriti, njoftuan për BNT nga Ministria e Energjisë. Detajet e sasive të dorëzuara nuk janë specifikuar ende.
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..