Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Financave Asen Vasilev: Do të ketë rritje të pagave në sektorin publik vetëm në rast reformash

Ministri Asen Vasilev
Foto: BGNES

Nuk do të ketë rritje të pagave në sektorin publik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Financave Asen Vasilev gjatë diskutimit për përditësimin e buxhetit në këshillin trepalësh.

"Politika e të ardhurave në formën e saj tradicionale /rritje me 10%, 5%, ose 15% të pagave të të gjithë punonjësve/, nuk është parashikuar në këtë aktualizim të buxhetit dhe Ministria e Financave është kundër një politike të tillë", tha Asen Vasilev. Rritja e pagave do të jetë në institucionet ku do të ketë reforma në administratë. Për shkak të çmimeve të larta të burimeve të energjisë, bizneset do të mbështeten përmes Ligjit për Energjetikën.

Përditësimi i buxhetit vlerësohet për një inflacion mesatar vjetor prej 11.9%, një deficit buxhetor mbi gjashtë miliardë leva / 3 miliardë euro /, por duke ruajtur raportin me Produktin e Brendshëm Bruto prej 4.1%.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 korrikun

Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës dhe pasdite do të mbajë vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Temperaturat..

botuar më 24-07-01 7.40.MD
Kirill Petkov

Nuk ka perspektivë për formimin e një kabineti

Pak para dorëzimit të mandatit, PP-DB konfirmoi sërish se refuzon mbështetjen. Në Facebook, bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov vuri në dukje se koalicioni nuk do të mbështesë një qeveri GERB-DPS për të cilën ëndërron Peevski, sepse “reformat e..

botuar më 24-07-01 7.01.MD

Qytetarët nënshkruan një peticion kundër ndërtimit të një depoje të mbetjeve bërthamore

Në Montana, nisën një peticion kundër ndërtimit të një depoje për mbetjet bërthamore. Sipas informacioneve, planifikohet të ruhen mbetje bërthamore të nivelit të lartë nga Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” në fshatin Sumer. Petër Pençev nga..

botuar më 24-07-01 6.09.MD