Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti i shtetit vjen në korrik me shumë masa kundër krizës, por mbetet si një “brumë picash pa shije” për punëtorët

Foto: BGNES

“Jemi në sy të stuhisë, turbulencat janë jashtëzakonisht të larta. Nga vendimet politike do të varet nëse dhe si biznesi do të mund ta përballojë këtë krizë”, tha Ministri i Financave Asen Vasilev gjatë forumit ekonomik “Zhurma e parave” më 7 qershor. Pak ditë më parë ai bëri të ditur se përditësimi i planifikuar i buxhetit është llogaritur në bazë të inflacionit vjetor prej 10.9%, i cili ka gjasa të tejkalohet deri në fund të vitit dhe rritja reale e të ardhurave do të jetë 9%. Sipas përditësimit, pavarësisht krizës, ekonomia pritet të rritet me 2.9% dhe konsumi të rritet me 3.3%. Deficiti buxhetor do të mbetet i pandryshuar në 4.1%.

Asen Vasilev

Që në fund të javës së kaluar, buxheti i përditësuar mori miratimin në parim nga një këshill ekspertësh i koalicionit, me synim miratimin e tij deri më 1 korrik, në mënyrë që të nisin masat kundër krizës. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, buxheti do të reduktohet me të paktën 600 milionë leva (300 milionë euro) nga këto masa, pa pagesat sociale. Por, që të kompensohen këto ulje, nga 1 korriku do të shtrenjtohen mallrat e akcizës - cigaret, vera, birra, purot.

Kompensimi për të ardhurat më të ulëta, për shkak të paketës së masave kundër krizës, do të bëhet me ristrukturimin e buxhetit korrent. Paketa kryesore sociale synon përditësimin e pensioneve.Një hua e garantuar nga shteti prej 532 milion eurosh është planifikuar për të garantuar sigurinë dhe pavarësinë energjetike. Kjo përfshin 150 milion euro për financimin e furnizimeve alternative të gazit dhe 382 milion euro për zgjerimin e depos së gazit në “Çiren”.

Problemi është se buxheti i përditësuar vjen në formën e "masave kundër krizës" dhe jo si një reformë e qëndrueshme në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, thonë ekspertët e Asociacionit të Kapitalit Industrial në Bullgari. “Programi për kompensime për biznesin është vetëm për muajit maj dhe qershor, por në përditësimin e buxhetit nuk ka asnjë mekanizëm për vazhdimin me mjete të reja në fondin e sistemit elektroenergjetik – tha kryetari i Asociacionit Vasill Velev:

Vasill Velev

“Në të njëjtën kohë po derdhen rreth 2 miliardë leva (1 miliardë) euro për masat kundër krizës, pa një qëllim konkret. Ato nuk janë për nevojtarët, por për të gjithë. Në projektvendimin e Komisioni Rregullativ të Energjisë dhe Ujit janë fshehur akoma 2.5 miliardë euro, të cilat janë subvencione për të gjithë, jo vetëm për ata që kanë nevojë. Gjysmë miliardë janë subvencionet për ngrohjen, jo për nevojtarët, por për të gjithë, mbi 2 miliardë euro janë subvencionet për rrymën elektrike, sërish për të gjithë, jo për ata që kanë nevojë. Në këtë mënyrë minohet mundësia që e gjithë ekonomia në vendin tonë të punojë me çmime konkurruese, siç është rasti me kolegët tanë nga Evropa. Në masat e propozuara nga qeveria nuk është shënuar asgjë nga ajo që kishim rënë dakord me ta, pra që nga 1 korriku të kemi një program afatmesëm të përhershëm për kompensimin e çmimeve të larta të energjisë elektrike.”

Shqetësimin se në vjeshtë do të ketë një rregullim të ri në buxhet për shkak të dinamikës së çmimeve, shprehën edhe ekspertë të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB). Kritika e tyre është se në këtë sfond shteti ende nuk ka politikë për të ardhurat e punëtorëve. “Paga mesatare në sektorin privat u rrit me 11 për qind dhe në atë publik me 0 për qind dhe kështu dy vlerat u barazuan për herë të parë, duke qenë se sektori privat ka një ekonomi gri dhe punësim të padeklaruar” – shkroi në një analizë të emrit të KNSB Ljubosllav Kostov nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Sindikaliste.

Ljubosllav Kostov

Sipas tij, shteti duhet të ketë një politikë ekspansioniste në kohë krize, prandaj duhet të shpenzojë më shumë. Që prej vitesh vendi ynë rishpërndan shumë më pak si pjesë e PBB-së në krahasim me pothuajse të gjitha vendet anëtare të BE-së. Roli i shtetit në ekonomi që prej kohësh është më i vogël sesa është standardi në BE. Që prej shumë kohësh pica nuk është picë, por është diçka tjetër. Një brumë i zakonshëm, por pa shije”, shkruan në analizën e tij Ljubosllav Kostov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD