Nëse hyjmë në një seri zgjedhjesh, do të jenë katastrofale dhe humbje kohe historike, tha Kryeministri Kirill Petkov. Gjatë një vizite në qytetin Veliko Tërnovo ai shprehu shpresën se pesë deputetët e “Ka një popull të tillë” dhe Ministri i sportit Radostin Vasilev, të cilët u ndan nga partia, do të pasohen nga deputetë të tjerë. “Tani jemi të fokusuar që të kemi 121 deputetë pa varësi, askush të mos e ndalë ndryshimin në komisionin kundër korrupsionit, askush të mos e ndalojë buxhetin”, tha Petkov.
Lideri i “Ka një popull të tillë” Sllavi Trifonov shkroi në Facebook se do të padisë Kryeministrin Petkov, Zëvendëskryeministrin Asen Vasilev dhe Ministrin e dorëhequr Radostin Vasilev për deklaratat e tyre se Trifonov përfaqëson mafien në Bullgari.
Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës..
Bullgaria është ndër vendet në Evropë ku mushkonjat tigër që mbartin viruse si dengo dhe zika, janë vendosur përhershëm. Kjo është raportuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Qendra paralajmëroi se ka një rritje të..
Sezoni aktiv i verës në vendpushimin malor të Pamporovos vuri në lëvizje dy teleferikët kryesorë që çojnë në majën Snezhanka. Nga sot është hapur edhe qendra turistike në hyrje të vendpushimit. Janë përgatitur gjithashtu parqet argëtuese, si dhe..
Ministrja maqedonase e energjisë, Sanja Bozhinovska, nuk ka deklaruar se ka shtetësi bullgare dhe çeke. Kjo nuk është një temë për të cilën do të..
Çështja nuk është nëse Ukraina do të anëtarësohet në NATO, por kur do të ndodhë. Përgjigja varet nga fusha e betejës dhe aftësia për të arritur paqen e..
“Frika e tund DPS-në. E kam fjalën për aparatin”. Këtë e komentoi për BNR, Korman Ismaillov, ish-kryetar i organizatës rinore të Lëvizjes për të Drejta..