Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov do të marrë pjesë në takimin e NATO-s, i cili do të mbahet më 15 dhe 16 qershor në Bruksel. Ministrat e mbrojtjes do të marrin pjesë në një darkë pune me përfaqësues të Ukrainës, Gjeorgjisë, Finlandës, Suedisë dhe BE-së për të diskutuar përpjekjet për të ndaluar agresionin rus, mbështetjen për Ukrainën dhe opsionet për të ndihmuar vendet e cenueshme nga ndikimi rus në NATO. Forumi do të përgatisë vendimet më të rëndësishme për samitin në Madrid në qershor.
Të mërkurën në Bruksel do të zhvillohet takimi i tretë i Grupit të Kontaktit për Furnizimet e Armëve në Ukrainë me pjesëmarrjen e më shumë se 50 vendeve Rammstein-3. Ukraina duhet të marrë më shumë armë të rënda nga NATO-ja për t'i bërë ballë agresionit rus, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përpara takimeve. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë të gatshëm t'i ofrojnë Kievit të gjitha armët që i nevojiten për të fituar, tha shefi i Pentagonit, gjeneral Lloyd Austin, i cili ishte për vizitë në Tajlandë.
Deri më tani, Ukraina ka marrë vetëm 10% të ndihmës së kërkuar nga partnerët perëndimorë, tha Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Anna Malyar.
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..
Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza..
Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të..
Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme...