Pas debateve të gjata dhe të ashpra që zgjatën më shumë se 5 orë, deputetët votuan shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit Popullor Nikolla Minçev. Lirimin e kryeparlamentarit kundërshtuan 113 deputetë dhe pro votuan 125 nga gjithsej 239. Para votimit, Nikolla Minçev theksoi se “ka një shumicë të re në sallën plenare”, e cila nuk sjell ndryshim, por do të ruajë modelin që ai shpresonte ta ndryshonte.
“Në këto kushte nuk jam i bindur nëse është e udhës të mbetem kryetar i Kuvendit Popullor”, komentoi tashmë ish-kryeparlamentari.
Dorëheqjen e tij e kërkoi dje grupi parlamentar i “Ka një popull të tillë” (ITN), për shkak të shkeljeve sistematike të rregullores së Kuvendit Popullor dhe provës për të penguar seancën dëgjimore të Ministres së Jashtme Teodora Gençovska për çështjen e bisedimeve për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.
Në të njëjtën kohë, para Kuvendit u mbajt një protestë në mbështetje të Nikolla Minçevit. Pjesëmarrësit në të e përshkruan Minçevin si "kryetarin më të nderuar dhe më të denjë të Kuvendit Popullor që kemi pasur ndonjëherë". Pjesëmarrësit shprehën mendimin se "mafia dëshiron të vendosë kukullat e veta, të cilave mund t'i tërheqë fijet" dhe se në Bullgari po bëhet një grusht shteti kundër një qeverie të zgjedhur ligjërisht.
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë Ajo u prezantua nga partia MEÇ, me mbështetjen e "Vëzrazhdane" dhe "Veliçie" për..
Bullgaria nuk vendos kushte shtesë në procesin dhe negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në, tha nënpresidentja Ilijana Jotova në hapjen e forumit "BE-ja takon Ballkanin" në Sofje. Në forum marrin pjesë komisionerja evropiane për zgjerimin, Marta..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së shpejti. Kjo u njoftua nga komisionerja e Zgjerimit Marta Kos, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..