Një shumicë e re, e mbështetur nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), “Vëzrazhdane”, GERB dhe “Ka një popull të tillë” (ITN), po e ndërron kryetarin e Parlamentit për të hapur rrugën për rikthimin e qeverisë së vjetër. Kështu, deputeti i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Javor Bozhankov komentoi për Radion Kombëtare Bullgare dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Nikolla Minçev.
Sipas Bozhankovit, të gjitha përpjekjet, protestat, si dhe shpresat e qindra mijëra bullgarëve për të hequr modelin vicioz të qeverisjes së GERB-it, janë tradhtuar nga Sllavi Trifonov dhe ITN. Na presin zgjedhjet e parakohshme në një kohë kur buxheti do të përditësohet.
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..