Unë po ndjek me hidhërim shpërbërjen e këtij Kuvendi. Deputetët duhet të jenë të vetëdijshëm se lufta e tyre prej balte diskrediton të gjithë sistemin politik, tha Presidenti Rumen Radev për krizën politike. "Parlamenti bullgar nuk është një treg. Disa po blejnë deputetë, të tjerë po pranojnë të kthejnë modelin e vjetër të korrupsionit," tha Radev. Kështu, të dyja palët vrasin shpresat dhe besimin e bullgarëve.
"Bllokada e institucioneve është një fakt, por njerëzit presin vendime të shpejta. Qeveria është plotësisht përgjegjëse për qeverisjen e vendit derisa Parlamenti të vendosë ndryshe," tha Radev, duke i kërkuar kabinetit të largojë çdo dyshim se Sofja mund të tërhiqet nga vetoja e Shkupit.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..