Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një vepër e Rumen Bojaxhievit-bir do të studiohet në Nju Jork

Rumen Bojaxhiev-bir
Foto: arkiv personal

“Kuinteti i Pranverës” për Instrumente Frymore do të përfshihet detyrimisht në programin arsimor dhe të konkursit të universitetit më të njohur të muzikës në Shtetet e Bashkuara, The Juilliard School në Nju Jork. Kjo u bë e ditur nga një postim i kompozitorit Rumen Bojaxhiev-bir (Roumen Boyadjieff-junior) në rrjetet sociale.

Premiera e "Kuintetit të Pranverës" para publikut bullgar u zhvillua në vitin 2018. Në të, kompozitori në njëfarë mënyre po i vazhdon traditat e shkollës bullgare të kompozitorëve duke përdorur materiale melodike dhe metroritmike të bazuara në folklorin bullgar.

Përfshirja e veprës në programin e detyrueshëm të një prej universiteteve më prestigjioze të muzikës në botë është një tjetër njohje e talentit të kompozitorit bullgar të lindur në vitin 1979. Në vitin 2021, uvertura e operës për fëmijë "Mbretëresha e Akullt" nga Rumen Bojaxhiev-bir u dekorua në Konkursin Ndërkombëtar të Muzikës së Filmit NGC LAB

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vasko Krëpkata feston ditëlindjen!

Një nga përfaqësuesit më të njohur të bluеsit në Bullgari, Vasko Krëpkata (Arna), feston sot 65-vjetorin e lindjes. Vasill Georgiev ka lindur më 6 qershor 1959 në Sofje. Atje ai krijoi grupin e parë të njohur për këtë stil në lagjen “Poduene”, ku..

botuar më 24-06-06 6.20.PD

"Shpirti im" - një zbulim i ri nga Bellosllava

Bellosllava mirëpret verën me disa ngjarje - një këngë të re, një turne veror dhe një pllakë të re të gramafonit. Në këngën e titulluar “Shpirti im”, këngëtarja flet për rrugëtimin e dashurisë. “Teksti i këngës "Shpirti im" ka të bëjë me..

botuar më 24-06-05 6.55.PD

"Dashuria si një qiell"

Pak pas prezantimit të baladës së tij të bukur “Po vrapojmë” ,  Miro ka një tjetër këngë të re, kësaj radhe me një tingull të lehtë të stilit karakteristik për vitet 80 dhe 90 të shekullit të njëzetë. Për krijimin e "Dashuria si një qiell"..

botuar më 24-06-04 8.25.PD