Në Bullgari ka 81 486 refugjatë ukrainas. 45 000 prej tyre janë fëmijë. Të gjithë kanë kërkuar tashmë mbrojtje të përkohshme. Pas regjistrimit të tyre me numrin personal të të huajit, çdo refugjat mund të shfrytëzojë të drejtat e veta, tha Kryetarja e Agjencisë për Refugjatë Mariana Tosheva. “Përpjekjet janë të përqendruara në motivimin dhe lidhjen e ukrainasve me punëdhënësit. Ne po punojmë në një mekanizëm ditor për shkak të mungesës së vendeve në kopshte”, tha Tosheva për Nova News. Kontratat e punës të ukrainasve në vend janë mbi 5800.
Sipas saj, kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare të refugjatëve nga Lindja e Mesme janë 8327. Ndërsa 1423 janë nga të mitur të pashoqëruar.
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" sot nuk do të marrë pjesë në votimin e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi bashkëkryetari i PP Kirill Petkov. “Vota e mosbesimit që do të mbledhim dhe do të bëhet pas datës së..
Komisioni parlamentar i Shëndetësisë vendosi që nga 1 maji i këtij viti të rriten me 50% pagat e punonjësve në spitalet psikiatrike shtetërore. Deputetët caktuan dy ministrat - të shëndetësisë dhe të financave - të ndërmarrin masa para Këshillit të..
Ndotja e bregdetit të qytetit Vrana me mazut tashmë u pastrua. Edhe në ujin e detit nuk ka asnjë lëndë nafte, sipas rezultateve të inspektimit të komisionit të caktuar me urdhër të guvernatorit të qarkut. Megjithatë, topa të vegjël të mazutit gjenden..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi..